image Sulmohet një mjek në Ferizaj

Siguri

Sulmohet një mjek në Ferizaj

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se një mjek, derisa ishte në vendin e tij të punës, është sulmuar nga një person i dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur pasditën e djeshme rreth orës 17:50.

Për shkak të lëndimeve të marra, bëhet e ditur se mjeku ka pranuar tretman mjekësor.

“Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/