image Sulmohet me thikë një person në Pejë

Siguri

Sulmohet me thikë një person në Pejë

news image

Është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Pejë, njofton policia.

Viktima për shkak të plagëve të shkaktuara nga thika ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/