image Sulmohet me sprej në sy një farmaciste në veri

Kosovë

Siguri/ Sulmohet me sprej në sy një farmaciste në veri

news image

Policia e Kosovës njofton se një farmaciste në veri të vendit është sulmuar me sprej në sy nga dy persona të panjohur, shkruan Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur dje rreth orëve të mbrëmjes në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim mjekësor bën të ditur policia.

Nuk raportohet për dëme materiale.

Viktima femër  kosovare ka raportuar se derisa kishte qenë duke punuar në barnatore aty kishin hyrë dy persona të panjohur dhe  njëri prej tyre i kishte hedhë sprej në sy dhe ishin larguar në drejtim të panjohur. Viktima si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës i policisë”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta Sinjali/