image Sulmohet me mjet të fortë një person në Pejë, prangoset i dyshuari

Siguri

Sulmohet me mjet të fortë një person në Pejë, prangoset i dyshuari

news image

Dje rreth orës 11:00, një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka sulmuar me një mjet të fortë një person në lagjen “Dardania” në Pejë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas raportit të policisë, i dyshuari i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore viktimës, e cila ishte dërguar në spital për tretman mjekësor.

“Lagjja ‘Dardania’, Pejë, 07.10.2020 – 11:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull/kosovar pasi i njëjti ka sulmuar me një mjet të fortë viktimën mashkull/kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shërim shtëpiak”, thuhet në raportit 24-orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit, njoftohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/