Klubi i basketbollit Bashkimi ka raportuar se autobusi i cili bartë lojtarët e ekipit prizrenas është sulmuar me gurë nga disa persona në dalje të qytetit të Pejës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Sulmi ka ndodhur derisa autobusi i ekipit ka qenë i përcjellur nga policia, e cila menjëherë ka bërë raportimin e rastit”, thuhet në postimin e KB Bashkimit.
Sipas tyre, sulmi ka ndodhur pas ndeshjes me KB Pejën, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 103:80 për Pejën.
Kjo është hera e dytë që prizrenasit sulmohen këtë sezon, pasi që edhe më parë kishte ndodhur një incident i tillë në Mitrovicë.
KB Bashkimi fton Federatën e Basketbollit të Kosovës që t’i ketë parasysh këto rastet dhe të merr masat e duhura për parandalimin e sulmeve të tilla edhe në të ardhmen./GazetaSinjali/