Një infermier i Klinikës Infektive në Prishtinë është sulmuar fizikisht gjatë orarit të punës, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti për Sinjalin tha se kjo ngjarje ka ndodhur rreth orës 14:30.
Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast, ka thënë tutje Ahmeti.