image Sulmohet fizikisht Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë nga një zyrtar i gjykatës

Siguri

Sulmohet fizikisht Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë nga një zyrtar i gjykatës

news image

Administratori i Gjykatës Themelore në Prishtinë Sh.G., ka denoncuar sot në Polici se është sulmuar fizikisht nga një person, mëson Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se personi të cilin e ka denoncuar administratori është zyrtar i kësaj gjykate.

Sh.G., ka deklaruar se është përballur me një sulm fizik nga B.B., zyrtar i kësaj gjykate, raporton Sinjali.

Lidhur me këtë rast, sipas të njëjtave burime, i dyshuari B.B. është shoqëruar nga zyrtarët policorë në Pallatin e Drejtësisë në zyrat e kësaj njësie.

Ndërkohë që janë njoftuar edhe njësitë tjera policore, të cilat po merren me rastin.

/GazetaSinjali/