Një person ka tentuar të hyjë me dhunë në shtëpitë e dy motrave më të famshme në Amerikë, Kim Kardashian dhe Kylie Jenner.
Personi i panjohur u kap nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e Kyliet në Kaliforni të hënën në mëngjes dhe i njëjti u pa më pas në shtëpinë ku Kim jeton me burrin e saj, Kanye West.
Pamjet e publikuara nga portali TMZ, shfaqin hajdutin në kopshtin e Kyliet, duke kërkuar diçka përpara se të futet brenda. Po ashtu edhe pamjet e marra nga prona e Kimit tregojnë të njëjtin person që po kërkonte diçka në kutinë e saj postare, por që më pas u arratis kur ekipi i saj i sigurisë e vuri re.
Këto incidente janë shqetësuese për familjen Kardashian-Jenner, pasi ata të gjithë jetojnë në një komunitet të mbyllur.
Kjo do të thotë se askush nuk vjen asnjëherë nga rruga e tyre.
Kujtojmë se në vitin 2016, disa hajdutë të armatosur hynë në apartamentin e Kimit në Paris dhe i grabitën asaj gjëra shumë të vlefshme, përfshirë edhe një unazë prej 4 milionë funtash që ishte dhuratë nga bashkëshorti i saj.