image Sulmohen nga bashkëfshatarët katër persona në Babimoc të Obiliqit

Siguri

Sulmohen nga bashkëfshatarët katër persona në Babimoc të Obiliqit

news image

Katër persona kanë raportuar në Polici se mbrëmë janë sulmuar nga gjashtë persona në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Siç njofton Policia, sipas viktimave, sulmuesit janë të njohur pasi jetojnë në të njëjtin fshat.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktimat kanë marrë edhe tretman mjekësor.

“Fsh. Babimoc, Obiliq, 29.08.2020 – 22:30. Katër viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa ishin duke ecur në rrugën kryesore të fshatit, janë sulmuar nga gjashtë persona kosovarë, që sipas tyre janë të njohur për ta pasi jetojnë në të njëjtin fshat. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë veprimet e nevojshme. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor dhe janë liruar në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ” lëndim i lehtë trupor” dhe rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Gazeta Sinjali