image Sulmi që tmerroi Norvegjinë, autoritetet japin detaje të reja

Botë

Sulmi që tmerroi Norvegjinë, autoritetet japin detaje të reja

news image

Sulmi me shigjeta dhe harqe në Norvegji, prej të cilit pesë persona mbetën të vdekur, duket se ishte një akt terrori, tha shërbimi i sigurisë i Norvegjisë (PST).

Megjithatë motivi i këtij sulmi ende nuk është përcaktuar, shkruan Gazeta Sinjali.

I dyshuari, është shtetas danez 37-vjeçar i identifikuar si Espen Andersen Brathen, i cili ishte konvertuar në Islam dhe është radikalizuar.

37-vjeçari akuzohet për vrasjen e katër grave dhe një burri gjatë mbrëmjes të së mërkurës në qytetin jugor të Kongsberg.

Në një deklaratë për shtyp të enjten, policia tha se Brathen do të dalë në gjykatë të premten në 09:00.

Një avokat policie i tha transmetuesit publik NRK se do të vlerësohej nga një psikiatër.

Flamujt u ulën në gjysmë shtizë të enjten ndërsa në sheshin kryesor të Kongsberg u vendosën lule, përcjell abcnews.al.

Shefi i policisë rajonale, Ole Bredrup Saeverud të enjten bëri të ditur se viktimat ishin të gjithë të moshës 50-70 vjeç./GazetaSinjali/