Presidenti rus, Vladimir Putin, do të mbajë nesër, 10 tetor, mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Lajmi për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u bë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Mbledhja vjen pas një shpërthimit më 8 tetor, që shkaktoi shembjen e një pjese të një ure që lidh gadishullin e Krimesë me Rusinë.
Ndërkohë autoritetet ukrainase kanë bërë me dije se numri i viktimave nga bombardimet ruse në Zarpozhija është 12 dhe jo 17 siç kishin njoftuar më parë, raporton CNN.
Sekretari i këshillit të qytetit Anatoliy Kurtev tha se raketat goditën qytetin gjatë natës dhe se të paktën 20 shtëpi private dhe 50 ndërtesa banimi u dëmtuan.
“Të paktën 40 njerëz shkuan për ndihmë në spital dhe dhjetëra të tjerë po trajtoheshin për lëndime mesatare deri të lehta”, postoi Kurtev në kanalin e tij Telegram.
Putin, ka akuzuar Ukrainën për sulmin e 8 tetorit në Urën e Krimesë dhe e ka konsideruar atë akt si “terrorizëm”.
Putin ka thënë se forcat ukrainase të inteligjencës kanë pasur synim që të shkatërrojnë një pjesë të rëndësishme të infrastrukturës civile të Rusisë.
“Autorë, organizatorë dhe përfitues janë shërbimet e sigurisë së Ukrainës”, ka thënë Putin.