image Sulmi në Gjermani, dorasi kishte lënë një letër dhe një video ku rrëfen çdo gjë

Botë

Botë/ Sulmi në Gjermani, dorasi kishte lënë një letër dhe një video ku rrëfen çdo gjë

news image

Si rezultat i të shtënave me armë që ndodhën mbrëmjen e së mërkurës në dy shisha-bar në qendër të qytetit gjerman Hanau, në afërsi të Frankfurtit, kanë humbur jetën 11 persona dhe 6 tjerë janë plagosur. Sulmin siç dyshohet e ka kryer shtetasi gjerman, Tobias R., trupi i pajetë i të cilit është gjetur në shtëpinë e babait të tij. Besohet se sulmuesi ka kryer vetëvrasje.

Sipas të përditshmes “Bild”, dorasi ka lënë një letër dhe një video, në të cilat rrëfehet për gjithçka. Në letër, ai ka shkruar qëndrime të çuditshme, shumica prej të cilave ishin qëndrime radikale të djathtës ekstreme, transmeton Gazeta Sinjali.

Gjithashtu, sulmuesi flet për nevojën e shkatërrimit të popujve të caktuar, dëbimi i të cilëve është bërë i pamundur nga Gjermania. Megjithatë deri më tani këto informacione nuk janë konfirmuar nga autoritetet e sigurisë.

Në shtëpinë ku është gjetur trupi i pajetë i sulmuesit është gjetur edhe një tjetër i një burri. Bëhet fjalë për personin që e ndihmoi dorasin të kryejë sulmet. Sipas raportimeve, sulmi i parë ka ndodhur në qendër të qytetit, derisa i dyti në lagjen Keselshtadt.

“Kolegët më thanë se ka pasur të shtëna dhe menjëherë jam nisur për atje për t’i ndihmuar. Frikësohesha që babai dhe vëllai im mund ta kishin pësuar, por kur i pashë që janë gjallë u gëzova shumë. Të gjithë jemi në shok”, është shprehur një qytetar, babai i të cilit është pronar i lokalit ku ndodhën të shtënat./GazetaSinjali/