Sindikata e Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për media, ka dënuar sulmet e fundit ndaj zyrtarëve policor, që ndodhën një ditë më parë në Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sindikata e Policisë ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kishin si objekt sulmin ndaj Policisë së vendit.
“Policia e Kosovës është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në të gjitha aspektet dhe në të gjitha nevojat që janë duke ju kërkuar, ku të gjitha këto punë të Policisë së Kosovës janë të bazuar në legjislacionin e vendit.Andaj ne si Sindikatë e Policisë së Kosovës jemi në mbrojtjeje dhe përkrahjen të zyrtareve policorë për mirëqenien , sigurinë dhe të drejtën e tyre dënojmë ashpër sulmet e fundit që janë bërë në drejtim të çdo zyrtari policorë , kërkojmë nga institucionet përgjegjëse që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe rasteve tjera që kishin si objekt sulmin ndaj Policisë së vendit. Sepse jemi ne, Policia e Kosovës të parët në luftimin e çfarëdo të keqe që i kanoset dhe i ndodh qytetarit dhe vendit tonë, andaj presim mbështetje e jo sulme”, thuhet në njoftimin për media. /Gazeta Sinjali/