Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka reaguar pas sulmit ndaj gazetarit të Nacionale, Vullnet Krasniqi të ndodhur sot në qytetin e Prezirenit gjatë protestës kundër festivalit të filmit DokuFest.
Konjufca e ka dënuar pengimin e punës së gazetarëve si dhe fyerjet ndaj tyre, duke i quajtur të papranueshme.
“Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri.
“Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike”, tha ai.
Kryetari i Kuvendit gjithashtu i ka bërë thirrje organeve kompetente “ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse”.