image Sulmi ndaj gazetarëve në Veri, Policia nis hetimet

Siguri

Sulmi ndaj gazetarëve në Veri, Policia nis hetimet

news image

Pas sulmit të ekipit të Klan Kosovës, Policia e Kosovës ka treguar se ka nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë thuhet se sot, në Fshatin Zupçe të Zubin Potokut, nga persona të dyshuar është sulmuar një ekip me gazetarë të televizionit Klan Kosova.

Më tej Policia njofton se sulmi ndaj tyre dyshohet se është kryer nga disa persona të maskuar, të cilët me mjete të forta (gurë) kanë sulmuar automjetin e mediumit dhe gazetarët të cilët ishin në detyrë.

Policia tregon se si pasojë e sulmit, vetura ka pësuar dëme materiale, përderisa dy nga personat/gazetarët e midiumit kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Lidhur me rastin Policia e Kosovës, po kryen hetime me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në komunikatën e Policisë.

/GazetaSinjali/