image Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, reagon Ambasada e Britanisë: Udhëheqësit e protestave ta parandalojnë dhe dënojnë dhunën

Siguri

Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, reagon Ambasada e Britanisë: Udhëheqësit e protestave ta parandalojnë dhe dënojnë dhunën

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas sulmit të gazetarëve dhe kameramanëve gjatë ditës së sotme në Leposaviq.

Ambasada britanike ka dënuar dhunën ndaj gazetarëve duke e quajtur të papranueshme dhe të pajustifikuar.

“Ne u bëjmë thirrje atyre që udhëheqin protestat, të parandalojnë dhe dënojnë dhunën ndaj atyre që punojnë për të raportuar mbi ngjarjet”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se tri gazetare të mediumeve Klan Kosova, Dukagjini dhe Indeksonline janë sulmuar me gurë dhe shok-bomba, ndërsa lëndime kanë marrë edhe dy kameramanë, ku kameramani i RTK-së u rrah brutalisht nga persona të maskuar.

/GazetaSinjali/