Komiteti hetimor i Federatës Ruse ka lëshuar një deklaratë në lidhje me sulmin e mjetit ajrore pa pilot (UAV) në Moskë.
Aty thuhet:
Hetuesit e komitetit hetimor po hetojnë faktet e rënies së UAV-ve në ndërtesat në Moskë
Disa ndërtesa në Moskë kanë pësuar dëmtime të vogla si pasojë e rënies së mjeteve ajrore pa pilot.
Përveç kësaj, një numër mjetesh ajrore pa pilot u rrëzuan nga forcat ruse të mbrojtjes ajrore gjatë rrugës për në Moskë.
Sipas të dhënave paraprake nuk ka viktima. Shërbimet e urgjencës së qytetit janë në vendngjarje. Në vendngjarje po punojnë edhe punonjës të komitetit hetimor rus. Po identifikohen personat e përfshirë në krim.