image Sulmi iranian në bazën amerikane, 109 ushtarë me dëme psikologjike

Botë

Siguri/ Sulmi iranian në bazën amerikane, 109 ushtarë me dëme psikologjike

news image

Gjatë sulmit iranian me raketa në një bazë ushtarake amerikane, shumë ushtarë të SHBA-së kanë pësuar dëmtime traumatike.

Sipas BBC numri i të prekurve është 109 ndërkohë që pas sulmit, Presidenti Trump deklaroi se asnjë ushtar amerikan nuk u dëmtua.

Madje Pentagoni u shpreh se 70 përqind e ushtarëve të dëmtuar janë rikthyer sërish në krye të detyrës.

Sulmi iranian erdhi menjëherë pas tensioneve mes dy vendeve për vrasjen e gjeneralit Soleimani.

Por për faktin se nuk kishte asnjë viktimë nga ushtria amerikane, Trump vendosi të mos rikthejë përgjigje ndaj sulmeve. /Gazeta Sinjali/