Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka reaguar pas sulmit ndaj infermierit R.U., në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.
Ata kanë shkruar se sulme të tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme
“Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryesit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më”, shkruhet në postimin e tyre.