image 'Sulmet nga qentë endacak marrin fund': Hapet tenderi për ndërtimin e strehimores

Sociale

‘Sulmet nga qentë endacak marrin fund’: Hapet tenderi për ndërtimin e strehimores

news image

Shqetësimeve të qytetarëve në Prishtinë për rrezikun nga ngacmimi i qenve endacak siç duket po iu vjen fundi, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo për faktin se kryetari i Prishtinës, Perparim Rama ka vendosur tashmë për ndërtimin e një strehimoreje për ta.

Komuna e Prishtinës ka hapur tenderin për ndërtimin e strehimores për qentë endacak në Prishtinë.

Sipas njoftimit, tenderi është hapur dje. Për ndërtimin e kësaj strehimore, Komuna e Prishtinës ka ndarë 249 mijë euro.

Afati i fundit për pranimin e tenderëve është 27 qershor 2022.

Në bazë të njoftimit, komuna ka arritur të marrë edhe lejen e ndërtimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

/GazetaSinjali/