Franca ka lëshuar një komunikatë diplomatike në lidhje me sulmin gjatë natës në Kiev, duke e përshkruar shënjestrimin e civilëve si “krime lufte” të cilat “nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar”.
Aty thuhet:
“Franca dënon në termat më të ashpër sulmet me raketa me intensitet të lartë dhe me dron që shënjestruan edhe një herë kryeqytetin ukrainas mbrëmë.
Këto sulme kanë shënjestruar edhe një herë qëllimisht objektiva civile, në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar humanitar dhe demonstrojnë vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar përshkallëzimin e luftës së saj të agresionit kundër Ukrainës.
Siç ka theksuar vazhdimisht Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Catherine Colonna, këto akte të papranueshme përbëjnë krime lufte dhe nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar. Franca do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për gjykatat ukrainase dhe për gjykatën penale ndërkombëtare për të luftuar kundër mosndëshkimit për krime të tilla.
Siç u kujtua sërish nga Presidenti i Republikës mbrëmë, Franca do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën për t’i rezistuar këtij agresioni të paligjshëm, si ushtarakisht ashtu edhe humanitar.