image Sulmet e 11 shtatorit, Biden premton drejtësi për familjarët e viktimave

Botë

Sulmet e 11 shtatorit, Biden premton drejtësi për familjarët e viktimave

news image

Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se familjet e viktimave të 11 do të kenë drejëtsi, teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve për faktin se gjyqet e atyre që qëndrojnë pas sulmeve, janë ende të bllokuara në Guantanamo.

“Ne po punojmë për këtë”, tha presidenti amerikan.

“21 vjet më vonë, ne mbajmë të gjallë kujtimin e jetëve të çmuara që na u vodhën në Ground Zero, Shanksville dhe Pentagon. Jill dhe unë jemi pranë familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ende po vuajnë. Nuk do ta harrojmë kurrë ”, shkroi Biden në Twitter me rastin e 21 vjetorit të sulmeve të 11 shtatorit.

Presidenti do të jetë në përkujtimin e sulmeve në Pentagon, ku do të mbahet një minutë heshtje rreth orës 9.37, ora e rrëzimit të Boeing 757 të American Airlines. Të 64 pasagjerët në aeroplan vdiqën nga përplasja, duke përfshirë terroristët dhe 125 persona që ndodheshin në ndërtesën e Departamentit të Mbrojtjes.

/GazetaSinjali/