image Sulm terrorist në kufirin me Turqinë, 12 të vdekur

Botë

Botë/ Sulm terrorist në kufirin me Turqinë, 12 të vdekur

news image

Të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi terrorist me autobombë pranë një spitali në qytezën siriane Çobanbey afër kufirit me Turqinë.

Sulmi ka ndodhur pas detonimit të një automjeti të ngarkuar me shpërthyes në parkingun e Spitalit të Çobanbey-it, qytezë e cila është pjesë e rajonit ku është zhvilluar operacioni antiterrorist turk “Mburoja e Eufratit”.

Sipas Mbrojtjes Civile, të paktën 12 civilë kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, ndërkohë që janë ngritur shqetësime nga rritja e mundshme e numrit të viktimave.

Ekipet e Mbrojtjes Civile janë mobilizuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke i vazhduar aktivitetet e shpëtimit nga gërmadhat e shtëpive të rrënuara në afërsi të spitalit si pasojë e shpërthimit.

Dëme materiale nga shpërthimi ka pësuar edhe spitali.