image Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur - VIDEO

Botë

Sulm me shigjeta në Norvegji, disa të vdekur – VIDEO

news image

Disa persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në Norvegji, pasi që një burrë i ka sulmuar ata me një hark dhe shigjetë.

Ky rast ka ndodhur në Kongsberg, përderisa policia ka konfirmuar se i dyshuari për këtë sulm është arrestuar.

“Burri është kapur … nga informacioni që kemi tani, ky person i ka kryer këto veprime i vetëm”, u tha gazetarëve shefi i policisë, Øyvind Aas. “Disa njerëz janë plagosur dhe disa kanë vdekur”.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende një numër të saktë të viktimave dhe të të plagosurve.

Sipas raportimeve, autori i sulmit me hark dhe shigjeta në duar lëvizi në një zonë të konsiderueshme të qytetit, ndërsa një numër i madh qytetarësh i kalonin pranë.

Mediat lokale raportuan një operacion të madh të reagimit emergjent në qytet, duke përfshirë policinë e armatosur, dy helikopterë dhe më shumë se dhjetë ambulanca.

 /GazetaSinjali/