image Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Irak

Botë

Sulmohet me raketa ambasada amerikane në Irak

news image

Një breshëri raketash shënjestruan ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kryeqytetin e Irakut, raporton CNA, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky është sulmi i tretë brenda javës ndaj diplomacisë perëndimore në Irak, pas disa muajsh paqe.

Të paktën dy raketa goditen brenda perimetrit të Zonës së Gjelbër, ku janë të vendosura ambasadat amerikane dhe të tjera të huaja, thuhet në deklaratën e Shërbimit të Sigurisë së Irakut.

Një burim i sigurisë i tha AFP-së se të paktën një raketë goditi selinë e Shërbimit të Sigurisë Kombëtare të Irakut pranë misionit diplomatik të SHBA.

Të tjerat u përplasën në zonat e banimit aty pranë, duke përfshirë një kompleks shumëkatëshe parkimi në lagjen “Harithiya”, tha një dëshmitar për AFP./Gazeta Sinjali/