image SHBA njohu Kosovën sot 16 vjet më parë, deklarata e Sekretares Rice: Popujt tanë kanë lidhur miqësi të veçantë

Kosovë

SHBA njohu Kosovën sot 16 vjet më parë, deklarata e Sekretares Rice: Popujt tanë kanë lidhur miqësi të veçantë

news image

Ambasada amerikane në Prishtinë ka shpërndarë deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice përmes së cilës SHBA njohu zyrtarisht Kosovën shtet, më 18 shkurt 2008.

“Në këtë ditë, 16 vjet më parë, Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur. Në deklaratën e Sekretares së atëhershme të Shtetit Condoleezza Rice thuhej se presidenti Bush iu përgjigj pozitivisht kërkesës së Kosovës për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona. Vendosja e këtyre marrëdhënieve do të riafirmojë lidhjet e veçanta të miqësisë që kanë lidhur së bashku popujt e Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, ka shkruar ambasada.

Në letër, SHBA kishte përmendur edhe Planin e Ahtisaarit, të cilit i kishte dhënë mbështetje dhe ishte zotuar se do të ndihmonte për ta implementuar atë.

Në fund shkruhej: “Derisa Kosova sot fillon jetën e saj si një shtet i pavarur, Shtetet e Bashkuara zotohet se do të vazhdojë të jetë miku i saj i ngushtë dhe partneri”.

/GazetaSinjali/