Një rrahje masive ka ndodhur sot rreth orës 15:00 te rrethi në Fushë-Kosovë, ku janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri. raporton Gazeta Sinjali.
Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali nga ky incident dyshohet se ka edhe policë të lënduar.
Në pamjet që një sinjalizues i ka nisur në adresë të Gazetës Sinjali shihen forca të shumta policore që tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por të njëjtit kanë thënë se janë duke mbledhur detaje në lidhje me rastin. /Gazeta Sinjali/