image Sulm me armë në Kanada, të paktën 10 të vdekur, mes tyre një polic dhe autori

Botë

Krim/ Sulm me armë në Kanada, të paktën 10 të vdekur, mes tyre një polic dhe autori

news image

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën pasi një person që qarkullonte i armatosur në një qytet në provincën Nova Scotia i ka qëlluar për vdekje qytetarët.

Policia kanadeze thotë se ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e vogël Portapique, ku një 51-vjeçar i identifikuar si Gabriel Wortman qëlloi për vdekje disa banorë.

Qytetarët rrëfyen se kishin dëgjuar të shtëna me armë në disa vende të ndryshme, si dhe kishin parë dy makina policie të djegura.

Një oficer policie është në mesin viktimave dhe një tjetër është plagosur.

Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. /Gazeta Sinjali/