Shtatë persona janë arrestuar dje në fshatin Lismir të Fushë-Kosovës. Policia ka ndërhyrë me arrestime për shkak të problemeve rreth një prone, thuhet në raportin e PK-së, raporton Sinjali.
Kanosje e sulme kishte pas nga të dy palët e përfshira në mosmarrëveshje, megjithatë të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
“Raportohet se janë arrestuar 7 (shtatë) persona të dyshuar meshkuj të cilët pas një mosmarrëveshje që kishin pas ndërmjet veti për një pronë kanë vazhduar me kanosje dhe sulm nga të dy palët. Të dyshuarit nuk kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe te ta nuk janë vërejt shenja apo lëndime të dukshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit dërgohen në mbajtje për 48 orë”, bën të ditur policia, raporton Sinjali.
Dyshohet se për shkak të çështjeve pronësore dje në Lipjan u vra Fadil Krasniqi, 42 vjeçar. Vrasja e Krasniqit erdhi dy ditë pasi në Prishtinë u vranë Bashkim Mehmeti Mefail Rafuna, dyshimet e vrasjes së tyre lidhen me çështje pronësore.
Për vrasjen e djeshme në Lipjan, policia ka arrestuar dy persona.
“Rruga “Lidhja e Prizrenit”, Lipjan. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj të cilët pas një përleshje fizike që kishin pas me viktimën mashkull me ndonjë mjet të mprehtë e kishin goditë atë i cili si pasoj e lëndimeve kishte ndërruar jetë në QKUK. Si pasoj e rastit edhe dy të dyshuarit kanë pranuar tretmanë mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe prokurori i shtetit. Nga njësiti përkatës policor është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raporton 24 orësh të policisë./Sinjali/