image Suharekë: 30-vjeçari sulmon një nxënës 9-vjeçar me grushte në oborrin e shkollës

Siguri

Suharekë: 30-vjeçari sulmon një nxënës 9-vjeçar me grushte në oborrin e shkollës

news image

Kohëve të fundit është shënuar rritje e dukshme në incidentet që po ndodhin brenda ambienteve shkollore, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dje rreth orës 14:00, në fshatin Maqitevë të Suharekës, një person, i cili dyshohet të jetë i sëmurë mental e ka goditur me grushte një fëmijë, nxënës të shkollës fillore “Besim Ndrecaj”.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

“Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore, atij i është dhënë ndihma e parë mjekësore dhe pastaj është liruar në shtëpi”, tha Osmanollaj.

Osmanollaj shtoi se i dyshuari për këtë rast është një person, i cili dyshohet të ketë probleme mentale dhe me vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në Shtëpinë e Shëndetit.”

Gazeta Sinjali do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.

/Gazeta Sinjali/