image Suharekë/ Hajnat ua ruajnë sytë mërgimtareve që shkuan për ngushëllime, sapo dalin nga vetura thyejnë xhamin dhe ua marrin çantat - Sinjali

Suharekë/ Hajnat ua ruajnë sytë mërgimtareve që shkuan për ngushëllime, sapo dalin nga vetura thyejnë xhamin dhe ua marrin çantat

news image

Një vjedhje e rëndë është raportuar sot rreth 16:00 në fshatin Reshtan në Suharekë, ku dy gra kanë rënë pre e hajnave, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se 63-vjeçarja kishte parkuar veturën e saj së bashku me viktimën tjetër që pësoi nga vjedhja, një 34-vjeçare, të dyja mërgimtare nga Gjermania, në një parking përballë shtëpisë së tyre në Reshtan, ku po mbanin të pame pasi kishin rast vdekje në familje.

Me të parkuar veturën, persona të panjohur kanë thyer xhamin kah ulësja e pasagjerit, me ç’rast kanë arritur të vjedhin çantat e të dy viktimave të cilat i kishin lënë brenda në veturë dhe janë larguar me shpejtësi që aty.

Burimet e Sinjalit konfirmuan se 63-vjeçarja ka pasur në çantën e saj kartela të bankës, dokumentin e identifikimit të Kosovës dhe të Gjermanisë, patent shoferin gjerman dhe rreth 200 euro para të gatshme.

Ndërsa, viktima tjetër po ashtu kishte dokumentin e identifikimit të Gjermanisë, dy kartela të bankës dhe para të gatshme në vlerë prej 200 euro.

Gratë të cilat shkuan për ngushëllime e që e pësuan keq nga hajnat, menjëherë denoncuan rastin në Polici, ku njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprime tjera do të ndërmerren posa të ketë detaje rreth identitetit të personave që kryen vjedhjen.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin