Një person është arrestuar në Suharekë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Psikiatrik.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës rreth orës 19:00.
Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas tretmanit mjekësor, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/