image Suharekë: 20 ditë pas vjedhjes, hajni dorëzohet në polici

Siguri

Suharekë: 20 ditë pas vjedhjes, hajni dorëzohet në polici

news image

Në fshatin Grejkoc të Suharekës është arrestuar një person pasi që i njëjti ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Një burim i Gazetës Sinjali brenda policisë ka thënë se i dyshuari këtë vepër e ka kryer me 14 nëntor të këtij viti.

I dyshuari është intervistuar në lidhje me këtë çështje, raporton Gazeta SInjali.

Gjatë intervistimit, ai e ka pranuar veprën dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, kanë thënë burimet e Gazetës Sinjali.

/Gazeta Sinjali/