image Suharekasi terrorizon familjen e xhaxhait të tij, i dehur u hyn në shtëpi dhe i kërcënon me dy thika në duar

Siguri

Suharekasi terrorizon familjen e xhaxhait të tij, i dehur u hyn në shtëpi dhe i kërcënon me dy thika në duar

news image

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Savrovë të Suharekës, ku një person dyshohet se ka kërcënuar xhaxhain dhe familjen e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 36-vjeçari nën ndikimin e alkoolit kishte shkuar në shtëpinë e xhaxhait të tij, ku kishte hyrë brenda duke i kërcënuar teksa mbante dy thika të mëdha në duar.

Më të keqen e ka parandaluar xhaxhai i të dyshuarit, i cili ka arritur që t’ia largojë thikat nga duart dhe ta pasivizojë 36-vjeçarin. Ndërkohë e ka lajmëruar rastin në Polici, me ç’rast i dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor dhe i është nënshtruar testit për alkool, ku ka rezultuar në gjendje të dehur.

Me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’, teksa veprimet tjera ligjore do merren në vijim.

/GazetaSinjali/