image Suhareka urdhëron bizneset të bëjnë dezinfektimin e objekteve

Kosovë

Suhareka urdhëron bizneset të bëjnë dezinfektimin e objekteve

news image

Komuna e Suharekës ka lëshuar një urdhëresë e cila i obligon firmat-bizneset që të bëjnë dezinfektimin e objekteve dhe hapësirave përreth objekteve, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo urdhëresë që obligohet të zbatohet çdo ditë, është marrë si masë mbrojtëse ndaj pandemisë së koronavirusit.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se lëshimi i kësaj urdhërese është bërë me qëllim që, siç thotë ai, “të jemi sa më vigjilent përballë situatës së krijuar”.

Në rast të mosrespektimit të kësaj urdhërese është paralajmëruar marrja e masave ndëshkuese. /Gazeta Sinjali/