Suedia ka fituar titullin e kampionit të Evropës në hendboll. Në finalen dramatike të së dielës, Suedia fitoi ndaj Spanjës me rezultatin 27:26.
Fitoren skandinavët e siguruan me golin e shënuar nga penalltia në sekondën e fundit.
Për vend të tretë (medaljen e bronztë), Danimarka e mposhti Francën.
Për Suedinë është titulli i pestë evropian, i pari që nga viti 2002. Suedia konfirmohet si kombëtarja më e mirë evropiane.
Lojtari më i vlefshëm i Evropianit është shpallur suedezi Jim Gottfridsson.
Kosova ishte kundërshtare e Suedisë në kualifikimet për Evropian. Në Prishtinë kemi luajtur më 8 nëntor të vitit 2020, ndërsa në Alingsas më 2 maj të vitit 2021. /Gazeta Sinjali Sporti/