image Suedia pranon gabimin për qasjen ndaj koronavirusit: Shumë njerëz vdiqën

Botë

Suedia pranon gabimin për qasjen ndaj koronavirusit: Shumë njerëz vdiqën

news image

Epidemiologu kryesor në Suedi, Anders Tegnel, i cili është arsyeja kryesore pse Suedia vendosi që të mos mbyllet për shkak të koroanvirusit, ka pranuar më në fund se Suedia do duhej të vendoste kufizime.

Për muaj të tërë, Tegnel mbrojti qasjen e tij si më të qëndrueshme, ndërsa kritikoi vendet e tjera për masat e tyre tepër kufizuese.

Por sot, në një intervistë për Radion suedeze, ai u pajtua që shumë njerëz në Suedi vdiqën, transmeton BBC.

“Nëse do të përballemi me të njëjtën sëmundje tani, me atë që dimë sot, mendoj se do të ishim diku midis asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës,” tha Tegnel.

Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për kokë banori nga koronavirusi në botë. Më shumë se 4.400 njerëz vdiqën, ndërsa Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda fqinje kanë më pak se 600 viktima secila./ Gazeta Sinjali/