Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur falënderim për shtetin e Suedisë me rastin e përfundimit të Presidencës në Këshillin Evropian nga ana e këtij shteti.
“Derisa Suedia përfundon presidencën e saj, unë e falënderoj kryeministrin Ulf Kristersson për lidershipin e tij dhe angazhimin për siguri dhe stabiliteti në Evropë”, është shprehur Osmani.
“Shohim drejt vazhdimit të përpjekjeve tona për ta sjellë Kosovë ne afër BE-së gjatë vitit 2023”, ka shtuar ajo, duke e uruar Spanjën për marrjen e kryesimit të institucionit evropian.