image Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

Evropë

Suedia nënshkruan aplikimin për anëtarësim në NATO

news image

Ministrja e Jashtme e Suedisë Ann Linde, nënshkroi të martën në mëngjes, një aplikim që deklaronte se vendi dëshiron të anëtarësohet në NATO.

Masa shënon një hap zyrtar të Stokholmit drejt bashkimit, me aleancën ushtarake të udhëhequr nga SHBA – duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit ushtarak – pasi pushtimi rus i Ukrainës ndez një evolucion dramatik, në sigurinë dhe gjeopolitikën evropiane.

Kryeministrja e Suedisë Magdalena Andersson, tha të hënën se vendi duhet t’i bashkohet NATO-s së bashku me Finlandën fqinje, për “të garantuar sigurinë e popullit suedez”, shkruan CNN.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se hyrja e dy vendeve nordike në NATO nuk do të krijojë një kërcënim për Rusinë, por zgjerimi ushtarak në territor “me siguri do të shkaktojë përgjigjen tonë“.

/GazetaSinjali/