Suedia ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara se do të marrë mbështetje gjatë periudhës kur një aplikim i mundshëm për t’u bashkuar me NATO-n përpunohet nga 30 vendet në aleancë, tha Ministrja e Jashtme, Ann Linde.
Suedia dhe Finlanda qëndruan jashtë NATO-s gjatë Luftës së Ftohtë, por aneksimi i Krimesë nga Rusia në 2014 dhe pushtimi i saj i Ukrainës i kanë shtyrë vendet të ri mendojnë politikat e tyre të sigurisë, me anëtarësimin në NATO që duket gjithnjë e më i mundshëm, shkruan Aljazeera,
“Natyrisht, nuk do të hyj në asnjë detaj, por ndihem shumë i sigurt se tani kemi një garanci amerikane”, tha Linde për një televizion suedez nga Washingtoni pas takimit me Sekretarin e Shtetit të ShBA-së, Antony Blinken.