Kombëtarja e Suedisë e zhvilloi ndeshjen e të tetës së finales së Evropianit ndaj Ukrainës, shkruan Sinjali Sport.
Skandinavët kanë udhëtuar në Glasgou të Skocisë në stadiumin “Hampden Park” për përballjen ndaj Ukrainës.
Ukraina arriti që ta përmbys rezultatin nga 1-0 në 1-2.
Pasi përfundoi koha e rregullt baras, në fund të vazhdimeve futbollistët e Shevchenkos realizuan për golin e fitores.
Oleksandr Zinchenko hapi sfidën me një gol të bukur, por asistmi i Yarmolenkos ishte edhe më i bukur.
Më pas një nga më të mirët e këtij Evropiani, Emil Forsberg barazoi shifrat, duke e realizuar golin e katërt në këtë kampionat.
Me këto dy gola u mbyllën 90’ minutat e kohës së rregullt.
Në vazhdime Suedia mbeti me një lojtar më pak pasi Marcus Danielson u ndëshkua me karton të kuq në 98’.
Duke qenë me një lojtarë më shumë, Ukraina filloi dominimin dhe pas disa rasteve në fund të ndeshjes 120’ me anë të Artem Dovbryk realizoi golin e historisë duke u kualifikuar për në çerekfinale, pas një asistimi të mahnitshëm nga Zinchenko.
Ukrainia pas kësaj fitore do përballet me Anglinë në çerekfinale.
Me përfundimin e këtij takimi janë publikuar edhe notat e futbollistëve, ku shkëlqyen Zinchenko me notë 8.9 dhe Forsberg me 8.1.
Për notën më të ulët u përkujdes Danielson, pas ndërhyrjes që e bëri që rezultoi me karton të kuq u vlerësua me notë 6.3.
Notat e të gjithë futbollistëve që ishin pjesëmarrës sot janë këto: