Ditë më parë është hapur afat i dytë për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçente të energjisë.
Është deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, i cili ka vënë dyshime në realizueshmërinë e këtij procesi.
“Ka keqmenaxhim dhe keqpërdorim të detyrave zyrtare në pjesën e subvencioneve. Dyshoj që ka keqpërdorim. Është e pamundur që të ketë implementim kaq të shpejtë në kohë kaq të shkurtër”, është shprehur Lushtaku në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.
“Ftoj prokurorinë për mbikëqyrje sepse ka keqpërdorim. Nuk është vendosur asnjë kriter që ato t’i marrin njerëzit që e meritojnë”.