Fundjava sjell kushte të motit ekstrem në Britani dhe Evropën Perëndimore ku Cikloni “Kiara” sjell nga Atlantiku stuhi ere me shpejtësi mbi 130 km/h dhe dallgëzim 10 ballë.
Edhe reshjet që do të shoqërojnë Kiarën, pritet të jenë mbi 100 mm në 24 orë, për shumë qytete në Britani, Francë, Belgjikë dhe Hollandë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Por, për shkak të temperaturave të larta në zonat perëndimore të Europës, priten rrebeshe shiu, stuhi breshëri dhe shumë më pak dëborë.
Gjatë javës tjetër, pritet që stuhia Kiara të depërtojë drejt Europës qendrore duke arritur brigjet perëndimore të Ballkanit rreth mesjavës që vjen.