image Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë, Edi Rama thirrje qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme

Shqipëri

Stuhia ‘Ciaran’ prek Shqipërinë, Edi Rama thirrje qytetarëve: Evitoni lëvizjet e panevojshme

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dalë me reagim pasi stuhia “Ciara” që përmbyti Firencen dhe Toskanën, përfshiu sot edhe Shqipërinë, duke shkaktuar përmbytje të mëdha rrugësh në disa qytete dhe problematika të ndryshme.

Ai është shprehet se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren, teksa i ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe t’i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Rama.

/GazetaSinjali/