Të paktën 3 persona janë raportuar të vdekur në Britani të Madhe, pasi moti i keq me erëra të forta ka arritur shpejtësinë mbi 90 mph (144 km/h), në disa zona.
Zyra e Metologjisë, ka bërë të ditur se në Anglinë veriore, konkretisht zona Northumberland u godit nga erëra me shpejtësi prej 98 mph (157 km/h) gjatë natës dhe zona Devon në jugperëndim gjithashtu kishte erëra prej 92 mph, shkruan CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
Autoritetet bëjnë të ditur se njerëzit në shumë zona këshillohen të udhëtojnë vetëm nëse është e nevojshme.
Rrjetet e trenave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar kanë raportuar ndërprerje për shkak të stuhisë.
Më shumë se 130 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë u bllokuan dhjetëra akse rrugore si dhe u ndërpre shërbimi hekurudhor për shkak të reshjeve të shiut dhe dëborës./GazetaSinjali/