Reshje të dendura shiu bashkë me erëra kanë përfshirë Kosovën që nga mëngjesi i sotëm.
Përveç shiut, në Pejë, Istog e Junik po bie edhe breshër. Situatë e njëjtë pritet të vazhdojë përgjatë gjithë ditës edhe në rajone tjera të Kosovës.
Në disa rajone ekziston potencial real për krijimin e super-stuhive të cilat mund të prodhojnë erëra të fuqishme dhe breshër. Gjithashtu priten edhe reshje të rrëmbyeshme shiu të cilat në shumë rajone mund të shkaktojnë edhe vërshime. Temperaturat do të shënojnë ulje.
Sipas meteorologëve, parashikimi për disa rajone është alarmant.
Më poshtë, pamje nga moti në Pejë, Istog dhe Junik. /Gazeta Sinjali