Sipas një studimi të fundit të bërë nga ekspertë italianë, koronavirusi deaktivizohet nga rrezet ultravjocllë.
Profesori universitar i imunologjisë në Universitetin e Milanos, Mario Clerici, ka thënë sesa më shuë rreze në tokë, aq më pak raste të reja me koronavirus do të ketë.
“Sa më shumë rreze ka në tokë, aq më pak raste COVID-19 kemi. Këto janë të dhënat e reja që ne kemi zbuluar rreth këtij virusi gjatë këtyre javëve të nxehta”, është shprehur Clerici.
Ky zbulimi mund të sjellë përfitime të mëdha për shkollat, për shëndetin dhe për aktivitetet tregtare, duke e rikthyer jetën e përditshme në normalitet.
Në studimin e parë, ne vendosëm virusin në ujë, duke i ekspozuar ato në rrezet Uv-C, Uv-b dhe Uv-a. Pas disa sekondash këto rrezet zhdukën virusin”.
Mario Clerici është shprehur se ky studim është shumë i rëndësishëm. Në vjeshtë dhe në dimër mund të vendosen nëpër shkolla llamba UV të cilat sterilizojnë klasat. Këto llamba mund të sterilizojnë rrobat në dhomat e zhveshjes etj. Ato nuk mund të përdoren përballë njerëzve sepse mund të jenë toksike për lëkurë, por ekziston idea e përdorimit të llambave në klasa para dhe pas mësimit.
“Kini kujdes sepse virusi nuk ka ndryshuar dhe nuk është bërë më i lehtë, ai vazhdon të jetë i ashpër. Askush nuk mund të thotë se çfarë do të ndodhë në vjeshtë, por unë mendoj se do të jetë më pak e rrezikshme, sepse tani e kemi zbuluar se virusi mund të bombardohet me këto rreze dhe dimë si të ndërhyjmë”, ka thënë ai./ Gazeta Sinjali/