image Policia zbulon dhe shkatërron 6 plantacione me bimë të dyshuara narkotike në Koshare

Siguri

Policia zbulon dhe shkatërron 6 plantacione me bimë të dyshuara narkotike në Koshare

news image

Gjatë ditës së sotme, Policia e Kosovës ka arritur të zbulojë dhe pastaj të shkatërroj 6 plantacione me bimë të dyshuara narkotike, në pikën kufitare në Koshare, në vendin e quajtur UJZE- Rripë e vogël, raporton Gazeta Sinjali.

Plotë 1 mijë e 270 bimë me gjatësi 1.5 deri në 3 metra u zbuluan pas aktiviteteve të incizimit me dron në terrenin e dyshuar.

“Sot me datë 23.09.2020, nga ora 06:00 e mëngjesit njësia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelbër kufitare, gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripë e vogël janë zbuluar gjashtë (6) plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1 mijë e 270 bimë narkotike me gjatësi nga 1.5 deri ne 3 metra”, thuhet në komunikatën e policisë.  

Policia bën të ditur se nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njësia anti-drogë në Gjakovë dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes./Gazeta Sinjali/