image Studimi: Pacientët mund të jenë infektuar me koronavirus 2-3 ditë para se të shfaqin simptoma

Mostra/ Studimi: Pacientët mund të jenë infektuar me koronavirus 2-3 ditë para se të shfaqin simptoma

news image

Gati gjysma e rasteve të koronavirusit u bartën nga pacientët të cilët fillimisht nuk kanë shfaqur simptoma, sipas një studimi të ri të publikuar në “naturemedicine”.

Sipas mediave të huaja, studiuesit thanë se pacientët me COVID-19 të pranuar në një spital të qytetit Guangzhou të Kinës, ishin me gjasë të prekur ditë më parë, para shfaqjes së simptomave.

Studimi mblodhi 32 “mostra fyti” për 32 ditë, të 92 pacientëve të pranuar nga 21 janari deri më 14 shkurt.

“Ne kemi vërejtur ngarkesën më të lartë virale në ‘mostrat e fytit’ në kohën e shfaqjes së simptomave, dhe kemi konstatuar se infektiviteti arriti gjatë dhe para fillimit të simptomave”, thuhej në studim.

Duke iu referuar studimeve të tjera për përhapjen e virusit, studiuesit thanë se ka të ngjarë që pacientët të jenë infektuar prej dy deri në tre ditë para se të fillonin simptomat e tyre.

“Kjo tregon se një pjesë e konsiderueshme e transmetimit mund të ketë ndodhur përpara se personat e infektuar të shfaqnin simptoma”, shkruajnë studiuesit.

Sipas përdorimit të sistemeve të modelimit, studiuesit vlerësuan se 44 për qind e rasteve janë transmetuar gjatë fazës presimptomatike.