COVID-19

Të infektuar

5118

Të shëruar

2370

Të vdekur

108

Covid-19/ Studimi: Pacientët me koronavirus që futen në ventilator, vetëm 34% shanse për të jetuar

news image

Një studim i bërë ka treguar se pacientët më koronavirus që futen në ventilator kanë vetëm 34% shanse për jetuar dhe mposhtur sëmundjen.

Ky studim i jep edhe më shumë zë, fjalëve të doktorëve të cilët thonin që sëmundja është shumë tinëzare dhe me shumë të panjohura.

Shifrat vijnë nga Qendra Kombëtare e Auditimit dhe Kërkimit e Kujdesit Intensiv (ICNARC) në Britaninë e Madhe dhe bazohen në një kampion ku janë testuar 6.720 pacientë me koronavirus.

Rreth 2 të treta e pacientëve që ishin me ventilator(frymarrje të drejtuar) e humbën luftën me Covid-19. Të dhënat treguan se 1,744 (65.4 përqind) vdiqën pasi ishin në kujdes intesiv, ndërsa rreth 923 (34.6 përqind) arritën të shërohen.


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: